SHTYRJE AFATI DHE MODEL PËR PROPOZIMIN FINANCIAR | Ftesë për Tender: Ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave për anketën “Cilësia e Kujdesit në Shërbimin Shëndetësor Parësor”

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në fazën e konsolidimit, HAP po vazhdon të zbatojë aktivitete që synojnë përmirësimin e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor dhe vlerësimi i Cilësisë së Kujdesit në Shërbimin Shëndetësor Parësor përmes një anketimi konsiderohet i dobishëm dhe i nevojshëm.

Për këtë arsye, HAP po kërkon një ofrues shërbimi (kompani/ organizatë) për mbledhjen e të dhënave, organizimin dhe menaxhimin e logjistikës për zbatimin e anketës, për garantimin  dhe sigurimin e cilësisë së mbledhjes së të dhënave duke ndjekur me vendosmëri protokollin e studimit dhe Termat e Referencës të cilat mund të gjenden KËTU.

Ofertuesit për këtë shërbim duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e kompanisë, në të cilën të dëshmohen eksperiencat e mëparshme në kërkime, preferohen studime të shërbimeve shëndetësore, përfshirë mbledhjen elektronike të të dhënave përmes përdorimit të tabletave
  • Planin e aktiviteteve dhe logjistikën për arritjen e objektivave të listuara në Termat e Referencës.
  • CV të stafit kryesor sipas pozicioneve të përcaktuara në terma (CV të koordinatorit të terrenit, menaxherit të të dhënave, dhe dy supervizorë të terrenit). Biografi e shkurtër (1/3 e faqes) për mbledhësit e të dhënave (përfshira ato rezervë), që dëshmojnë fushën e edukimit dhe përvojat e lidhura me punën).
  • Ofertën financiare në vlerë totale, në Lek, përfshirë TVSH (nëse TVSH aplikohet)/Taksën sipas Aneksit A, të këtij njoftimi, të cilin mund ta shkarkoni në Word dhe PDF. Të gjitha shpenzimet që lidhen me personelin e përfshirë, kostot e transportit, kostot logjistike dhe administrative duhet të përfshihen në ofertën financiare. Për llogaritjen e kostos së transportit, kini parasysh se 40% e zonave rurale (ku duhet të mblidhen të dhënat) janë në distancën më të largët nga Njësitë e Qeverisjes Vendore përkatëse.
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.) si dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.
  • Një dokument nga Drejtoria Tatimore që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • vërtetim për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Oferta financiare dhe teknike duhet të jenë në zarfa të ndarë dhe të dyja të futen në një zarf të vulosur. Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 9 qershor, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tiranë, Shqipëri

Vlerësimi do të ndahet: 70% vlerësim teknik dhe 30% vlerësim financiar.