Në kuadër të forcimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe atij në banesë, projekti HAP ka përfunduar me sukses shpërndarjen e 98 njësive IT (89 laptopë dhe 9 kompjutera desktop) për 76 Qendra Shëndetësore në 17 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH).
Këto pajisje u vunë në dispozicion të Koordinatorëve të Kujdesit Shëndetësor në Banesë, facilitatorëve të Grupeve të Kolegëve dhe NJVKSH-ve me qëllimin për të përmirësuar komunikimin, koordinimin, dokumentimin dhe menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të edukimit në vazhdim dhe të shërbimeve shëndetësore në komunitet.
Investimi në pajisje teknologjike është një hap i domosdoshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe për fuqizimin e rolit të koordinatorëve dhe të grupeve profesionale zhvillimi profesional i të cilëve është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në komunitet.