Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).
HAP po kërkon shërbimet e një konsulenti lokal për të kryer vlerësimin e grupit(ve) të kolegëve si një qasje e edukimit në vazhdim për ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor. Ju lutemi vini re se ofruesi i shërbimit mund të jetë një kompani, një organizatë apo person fizik*. Termat e Referencës (TeR) mund të gjenden KËTU.
Aplikantët e interesuar janë të lutur të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
1. Profili i aplikantit të propozuar (CV), duke dëshmuar gradën akademike që zotërojnë dhe punën/publikimet shkencore të prodhuara dhe/ose të angazhuara gjatë 5 viteve të fundit. Përvoja e punës me personelin e KSHP-së dhe aktivitetet e edukimit në vazhdim me mjekët e familjes dhe infermierët do të konsideroheshin si një vlerë e shtuar.
2. Planin kohor të aktiviteteve për kryerjen e detyrave të parashikuara në TeR.
3. Oferta financiare në vlerë totale, TVSH (nëse aplikohet) dhe taksa e përfshirë
4. Nëse aplikohet: Dokumentet e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB,Vendim Gjykate etj) dhe nje Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 5 mars 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Vlerësimi i GK-ve” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania
*“Person fizik” është çdo: a) individ i vetëpunësuar; b) individ tregtar; c) individ sipas kuptimit të Kodit Civil, përfshirë të punësuarit, si dhe çdo individ tjetër person fizik që realizon të ardhura nga çdo burim, përfshirë dhurimin, trashëgiminë apo fitimet nga lojërat e fatit, sipas Ligjit Nr.29/2023, i ndryshuar Për Tatimin mbi të Ardhurat, Neni 3.