Trajnimi me temë ‘Projekt-studime për tezën e Masterit Profesional

U zhvillua në datat 11-13 shtator në Tiranë trajnimi me temë “Projekt-studime për tezën e Masterit në Menaxhim Shëndetesor të lidhura me praktikën e oganizatave shëndetësore” nga Prof. Axel Hoffman, Ekspert ndërkombëtar në menaxhim shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik dhe në Bazel, Zvicër.
Në trajnimin 3 ditor morën pjesë pedagogë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë të cilët janë lektorë në Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor i inicuar dhe mbështetur nga Projekti Shëndet për të Gjithë.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Prof. Hoffman u takua gjithashtu me studentë të Masterit të cilët e kanë vlerësuar programin si shumë të dobishëm.