Qeveria zvicerane, përmes projektit “Shëndet për të Gjithë”, po financon rindërtimin e një qendre shëndetësore (QSH Likmetaj, Ishëm) dhe një ambulance (Borizanë) të cilat u dëmtuan plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi prej rreth 300,000 franga zvicerane është pjesë e mbështetjes zvicerane për Shqipërinë për rimëkëmbjen pas tërmetit. Përfitues të këtij shërbimi janë mbi 12,000 banorë të cilëve iu shërbejnë 3 mjekë të përgjithshëm dhe 11 infermierë.

Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit korrik 2021.