Zhvillohen takime me ekipet e cilësisë për akreditimin e QSH-ve

Ekipet e cilësisë  nga të gjitha Qendrat Shëndetësore (QSH) në të dy qarqet nën HAP-1 janë mbështetur dhe kanë kryer vetë-vlerësimin e QSH-së së tyre. Si rezultat i vetë-vlerësimit, u identifikuan në nivel QSH-je, nevojat për ndërhyrje me synim plotësimin e standardeve të cilësisë për akreditimin.

Për të diskutuar mbi orientimet për pëmbushjen e këtyre standardeve dhe planifikimin e mbështetjes së HAP, gjatë periudhës maj-qershor filluam një seri të re takimesh me ekipet e cilësisë të qendrave shëndetësore në qarkun e Dibrës dhe Fierit dhe përfaqësues të autoriteteve vendore të kujdesit shëndetësor. Deri tani, HAP ka mbështetur:

  •  Hartimin e një seti dokumentash model të cilat i ndihmojnë QSH-të në përmbushjen e kërkesave të disa standardeve në fusha si: Infrastrukturë, Burime Njerëzore, Menaxhimi i Informacionit, Siguria, Të Drejtat e Pacientit, Shërbimet Mbështetëse dhe Përmirësimi i Cilësisë
  • U ka mundësuar të gjitha QSH-ve në të dyja qarqet, kopjet fizike të ‘Standardeve të cilësisë për akreditimin e insitucioneve të kujdesit shëndetësor parësor’ dhe të Setit të Dokumentave Model
  • Mundësimin e njohjes për zbatim të kërkesave të standardeve nga i gjithë personeli i QSH-së nëpërmjet nxitjes së krijimit të Grupeve të Kolegëve dedikuar “Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të KSHP-së”