Lajme

Planifikimi i vizitave me mjekun e familjes shtrihet edhe në QSH Klos

Planifikimi i vizitave me mjekun e familjes është një prej kërkesave të standardeve të akreditimit të qendrave shëndetësore. Në këtë kuadër, HAP mbështeti në vitin 2020 QSH Patos në zbatimin e planifikimit të konsultave të pacientëve me sëmundje kronike, fëmijëve për cështje të lidhura me vaksinimin, dhe për ndjekjen e grave shtatzëna. Sistemi i planifikimit […]

Vijon përshkallëzimi i Grupit të Kolegëve përtej 2 qarqeve të HAP-it

HAP vazhdon mbështetjen për ngritjen dhe funksionimin e GK-ve jashtë 2 qarqeve pilot (Fier dhe Dibër) nëpërmjet promovimit të Udhëzuesit të GK dhe të materialeve të trajnimit të zhvilluara nga HAP të dedikuara profesionistëve shëndetësorë në KSHP dhe bashkëpunimit me Urdhrin e Infermierëve qendror dhe rajonalë. Gjithashtu, HAP ka mundësuar orientim, trajnim dhe udhëzim të […]

Aftësimi i personelit infermieror për ofrimin e shërbimit në banesë

Që prej muajit Maj 2021 HAP po mbështet zbatimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë. Në këtë kuadër 76 infermierë nga qarku Dibër dhe Fier janë trajnuar për kryerjen e procedurave standarde infermierore si: trajtimi i dekubituseve, kujdesi për stomat, trajtimi i limfedemës, vendosja e tubit nazo-gastrik, performimi i elektrokardiografisë etj. Aftësimi i infermierëve […]

Miratohet programi master në Infermieri Familje

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar hapjen e programit "Infermieri Familje" i cili do të ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë). Masteri Profesional “Infermieri Familje” mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili ka bërë të mundur: Përmirësimin e infrastrukturës mësimore [...]

Drejtuesit e HAP vizitojnë QSH Patos

Prof. Kaspar Wyss, Drejtor i HAP dhe Zv. Drejtor i Institutit Zviceran të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH), i shoqëruar nga Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit HAP  dhe Dr. Ehadu Mersini, Përgjegjëse për Cilësinë e Kujdesit, vizituan më 25 maj 2021 qendrën shëndetësore të Patosit. QSH Patos është një prej QSH-ve në Shqipëri […]

Rehabilitimi i QSH-ve të dëmtuara nga tërmeti

Qeveria zvicerane, përmes projektit "Shëndet për të Gjithë", po financon rindërtimin e një qendre shëndetësore (QSH Likmetaj, Ishëm) dhe një ambulance (Borizanë) të cilat u dëmtuan plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi prej rreth 300,000 franga zvicerane është pjesë e mbështetjes zvicerane për Shqipërinë për rimëkëmbjen pas tërmetit. Përfitues të këtij shërbimi janë mbi [...]

Mbështetja zvicerane arrin në qendrat shëndetësore në Finiq dhe Dropull

Qendrat shëndetësore në bashkitë e Finiqit dhe Dropullit marrin pajisje dhe furnizime mjekësore për të përballuar më mirë trajtimin e Covid-19. Përmes një bashkëpunimi midis ambasadave të Zvicrës dhe Greqisë, pajisje dhe furnizime mjekësore u dorëzuan në qendrën shëndetësore të Alikos, në bashkinë Finiq. Infermierët dhe mjekët gjithashtu u trajnuan për përdorimin e pajisjeve. Qendra […]

HAP mbështet Konferencën Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

HAP mbështeti organizimin e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik e cila u zhvillua online më 23 mars 2021. Tema e konferencës së këtij viti ishte “Integrimi i Shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Pjesë e panelistëve ishte edhe Prof. Pascal Bovet (Universiteti i Lausanne-s), i ftuar nga HAP dhe Instituti Zviceran […]

Zvicra jep aparate oksigjeni për kujdesin në familje

Qendra shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër po marrin koncentrues oksigjeni dhe pajisje mbrojtëse për t’u përdorur për kujdesin në shtëpi për pacientët me sëmundje jo-infektive si dhe për ata me forma mesatare të Covid-19 Ambasada e Zvicrës përmes projektit të saj ‘Shëndet për të Gjithë’ ka përfunduar shpërndarjen e 58 koncentruesve të oksigjenit për […]

Përditësohen udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për SJT-të

Në Shqipëri vlerësohet se SJT-të shkaktojnë rreth 93% të vdekjeve totale, ku pjesën më të madhe e përbëjnë sëmundjet kardiovaskulare (me rreth 57%)[1]. SJT-të janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, një trend ky që pritet të vazhdojë në të ardhmen për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në lindje dhe plakjes […]