Ftesë për Tender

Ftesë për Tender

Ofrimi i Trajnimit të akredituar për Trajnerë (ToT) mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një Kompanie/Organizate konsulente për të ofruar Trajnime të akredituara për Trajnerë (ToT) mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare (Mjekët e Përgjithshëm/Mjekët e Familjes dhe Infermierët e Familjes). Termat e referencës mund të gjenden KËTU:

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin  më poshtë:

1.     Profilin e organizatës (CV), duke vërtetuar eksperiencë të mëparshme në dhënien e trajnimeve për ofruesit e kujdesit shëndetësor2.     Listën e trajnerëve, të përbërë të paktën nga 2 (dy) mjekë të përgjithshëm/mjekë familjeje dhe 2 (dy) infermierë familjeje

  1. CV-në e trajnerëve që ofruesi do të përfshijë, duke dëshmuar se:
  2. i) aktualisht punojnë përkatësisht si mjekë dhe infermierë familjeje
  3. ii) kanë përvojë në përpunimin e materialeve të trajnimit dhe

iii) kanë ofruar trajnime për ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor në të kaluarën.

  1. Agjendën paraprake të trajnimit në përputhje me termat e referencës
  2. Kaledarin e trajnimeve
  3. Tarifën ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.Ju lutem vini re se një ditë trajnimi duhet të ofrohet nga dy trajnerë.
  4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës/kompanisë (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 22 gusht 2022, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “Ofrimi i Trajnimeve për Trajnerë” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania