Qëndrueshmëria e edukimit në vazhdim: Autoritetet vendore shëndetësore marrin drejtimin e trajnimeve kaskadë për kujdesin shëndetësor në banesë

Që prej shtatorit 2025, projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP), në bashkëpunim të ngushtë me katër operatorët rajonalë shëndetësorë në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër, ka mbështetur ngritjen e një rrjeti infermierësh trajnerë të fokusuar në Kujdesin Shëndetësor në Banesë. Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve të HAP, ndërsa autoritetet vendore shëndetësore marrin gradualisht pronësinë e proceseve të trajnimit.

Brenda çdo Njësie Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSh), infermierët trajnerë janë pajisur me aftësi didaktike dhe pedagogjike lidhur me Procedurat Standarde Infermierore për ofrimin e kujdesit në banesë. Këta trajnerë tashmë po ofrojnë trajnime kaskadë* për infermierët që punojnë në qendrat shëndetësore, duke siguruar përcjelljen sistematike të njohurive praktike dhe aftësive në nivel vendor.

Trajnimet kaskadë kanë përfunduar sakaq në Fier dhe Vlorë, janë aktualisht në zhvillim në Elbasan dhe pritet të shtrihen edhe në NJVKSH të tjera. Kjo qasje kontribuon në ruajtjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në banesë përtej përfshirjes së drejtpërdrejtë të projektit.

*Trajnimet kaskadë janë një mënyrë trajnimi ku një grup i përzgjedhur profesionistësh trajnohet fillimisht si trajnerë dhe më pas transmeton njohuritë dhe aftësitë e fituara tek kolegët e tyre në nivele të tjera të sistemit, duke ruajtur të njëjtat standarde profesionale.