Veshja e dorezave
Për veshjen e dorezave të pastra nuk ka një teknik të veçantë por është e rëndësishme që pas veshjes të kontrollojmë nëse dorezat janë të dëmtuara ose jo, sepse mund të bëhen shkak për transmetimin e infeksioneve.
Teknika e heqjes së dorezave të kontaminuara
- Kur dorezat janë ende të veshura, secila prej tyre duhet të prekë vetëm tjetrën dhe jo lëkurën apo pulsin e dorës.
- Kapni një dorezë nën zonën e pulsit (si në foton më poshtë)
- Hiqni dorezën në drejtim të dorës duke e kthyer pjesën interne të dorezës nga jashtë.
- Mbani dorezën e hequr me dorën tjetër të veshur me dorezë.
- Vendosni dy gishtat e dorës pa dorezë në brendësi të dorezës tjetër në lartësinë e pulsit.
- Hiqni dorezën tjetër duke e kthyer dhe atë mbrapsht mbi dorë.
- Hidhini dorezat në koshin e veçantë.
- Lani duart
Pas heqjes së dorezave siperfaqja e brendshme e dorezës tashmë ndodhet nga jashtë, kjo anë konsiderohet e ”pastër”.