HAP përgatitet për blerjen e pajisjeve për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Në përpjekje për të përmirësuar shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë në të gjithë Shqipërinë, HAP po përgatitet për blerjen e pajisjeve të rëndësishme mjekësore të cilat t’u vijnë në ndihmë qendrave shëndetësore për ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për pacientët me pamundësi lëvizjeje.

Përfituesit e këtyre pajisjeve do të jenë qendrat shëndetësore të përzgjedhura në dhjetë rajone kyçe: Bulqizë, Dibër, Elbasan, Kavajë, Kukës, Lezhë, Mat, Mirditë, Pogradec dhe Tiranë.

Ky është një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë cilësinë e kujdesit në banesë dhe do të sigurojë që qendrat shëndetësore të kenë pajisjet e nevojshme për të përmbushur nevojat e pacientëve përfitues. Ky është një hap përpara në misionin e HAP për të kontribuuar në rritjen e standardit të kujdesit shëndetësor për komunitetet në të gjithë Shqipërinë.