Fuqizimi i rolit të punonjësit social në KSHP: HAP organizon tryezë diskutimi mbi instrumentet e punës

Në kuadrin e mbështetjes për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në kujdesin parësor dhe zbatimin e Strategjisë së KSHP-së, HAP organizoi një tryezë diskutimi mbi draftin e “Instrumenteve të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri”, i hartuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Urdhri i Punonjësit Social, Fakulteti i Shkencave Sociale, punonjës socialë dhe psikologë pranë qendrave socio-shëndetësore, si dhe mjekë dhe infermierë të familjes.

Instrumentet e përgatitura bazohen në Përshkrimin e Rolit të Punonjësit Social në KSHP. Ky diskutim i hapur synon të kontribuojë në përmirësimin e këtij drafti dhe fuqizimin e rolit të punonjësit social në KSHP.

Pas adresimit të komenteve të pjesëmarrësve, dokumenti iu kalua Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për miratim.