Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.
HAP do të vazhdojë të mbështesë përmirësimin e kompetencave pedagogjike dhe teknike të trajnuesve-infermierë nëpërmjet një qasjeje të kombinuar që përfshin trajnim dhe mentorim individual.
Për këtë qëllim, HAP kërkon një Konsulencë lokale për të realizuar trajnimin dhe mentorimin e trajnuesve-infermierë. Konsulenca mund të ofrohet nga një organizatë, kompani apo individ.
Termat e Referencës mund te gjenden KËTU.
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Profilin e aplikantit (organizatë/kompani/individ) (CV), duke detajuar donatorët/fondet dhe aktivitetet e kryera si dhe duke dëshmuar përvojë në Edukimin ne Vazhdim, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor;
- CV-të e ekspertëve të propozuar (jo më pak se 3 ekspertë, ku të paktën njëri prej tyre të jetë duke punuar ose të ketë përvojë të mëparshme pune si infermier/e klinik/e), që do të angazhohen nga Konsulenti dhe që dëshmojnë përvojën e kërkuar sipas Termave të Referencës;
- Propozimin e një plani pune për zbatimin e trajnimit pedagogjik, sipas përshkrimit në Termat e Referencës;
- Tarifën për një ditë trajnimi me dy ekspertë gjatë ditës së trajnimit në Fazen 1, në Lek, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë duhet të përfshijë punën përgatitore për të njohur materialet e trajnimit të siguruara nga HAP, si dhe zhvillimin e prezantimit (PPT) dhe çdo materiali tjetër të nevojshëm;
- Tarifën për një ditë mentorimi në Lek, TVSH të përfshirë. Një ditë mentorimi duhet të ofrohet nga një ekspert.
- Koston e transportit për ekspertin në Lek /kilometër, TVSH të përfshirë.
- Dokumentet e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB, etj.) dhe Certifikatën e Përgjegjësisë Tatimore, ku të specifikohet nëse është ose jo subjekt i TVSH-së.
Ju lutemi vini re: Aplikantët e interesuar mund të aplikojnë për të ofruar shërbimin e konsulencës në të katër rajonet (Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë), ose vetëm në një rajon të veçantë, duke specifikuar rajonin për të cilin aplikojnë.
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 30 maj 2025, ora 11:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Trajnimi dhe Mentorimi i Trajnuesve-Infermierë” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Ftesë për Tender, ju lutemi dërgojeni me email në adresën info@hap.org.al deri më 26 maj 2025.