Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.
Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për shërbime printimi bazuar në specifikimet teknike të cilat mund të gjenden KETU
PERSHKRIMI | NJESIA | SASIA |
Printimi i Volumit 1 të indeksuar (Protokolli dhe udhezuesi klinik per trajtimin e Hipertensionit, Diabetit dhe Dislipidemise) | KOPJE | 1000 |
Printimi i Volumit 2 të indeksuar (Protokolli dhe udhezuesi klinik per trajtimin e Astmes dhe SPOK-ut) | KOPJE | 1000 |
Printimi i Volumit 3 të indeksuar (Manualet e trajnimit per 5 SJT-te) | KOPJE | 200 |
Printimi i Manualit të indeksuar për kujdesin për të moshuarit në KSHP | KOPJE | 200 |
Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:
- Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH
- Vlefshmërinë e ofertës
- Kohën e printimit për të gjithë sasinë e kërkuar
- Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
- Eksperincën e mëparshme të kompanisë (kontrata të ngjashme)
- Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
- paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
- paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
- vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura. Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar të tenderit duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur.
Ofertat duhet të dorëzohen në datën 10 Maj 2022, ora 16:00, në kopje të shtypura në format letër, të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Shërbime Printimi” si edhe të skanuara në USB/CD, në adresën më poshtë.
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri
Për çdo pyetje teknike që mund të keni, lutem kontaktoni në adresën info@hap.org.al, deri në 6 Maj 2022.