Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).
Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie/organizate konsulente për të ofruar trajnime të akredituara mbi përdorimin e udhëzuesve dhe instrumentave klinikë dhe protokolleve sipas Manualit të Kujdesit Shëndetësor për të Moshuarit, për ekipet e mjekësisë familjare (mjekët e përgjithshëm/mjekët e familjes dhe infermierët e familjes). Termat e referencës mund të gjenden KËTU:
Ofertuesit e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin më poshtë:
1. Profilin e organizatës/ kompanisë (CV) duke detajuar donatorët/fondet dhe aktivitetet e kryera si dhe duke dëshmuar se: 1) është ofrues i KSHP ose ofrues tjetër me përvojë në KSHP në Shqipëri; 2) ka përvojë në ofrimin e aktiviteteve trajnuese për ofruesit e KSHP (mjekë dhe infermierë) në tre vitet e fundit (2 deri në 3 faqe);
2. CV-në e trajnerëve (të paktën 1 (një) mjek i përgjithshëm/mjek familjeje dhe 1 (një) infermier KSHP/ familjeje) që ofruesi do të përfshijë, duke dëshmuar:
i) përvojë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor, minimumi 5 vite
ii) përvojë në përpunimin e materialeve të trajnimit minimumi 3 vite dhe
iii) përvojë në ofrimin e trajnimeve për personelin e kujdesit shëndetësor parësor minimumi 3 vite
3. Tarifën ditore për trajnim, me dy trajnerë të pranishëm gjatë gjithë periudhës së trajnimit, në Lekë, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të mësimdhënies.
4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, TVSH e përfshirë
5. Dokumentat e regjistrimit (NIPT, QKB, etj) dhe një Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse organizata/kompania është subjekt i TVSH-së apo jo.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 2 qershor 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “ Kujdesi për të moshuarit” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania