Blog

RI-HAPJE E THIRRJES PER TENDER

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i tij është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë përmes shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP). […]

Zhvillimet për reformimin e infermierisë familjare

Sikurse është komunikuar më parë, forcimi i rolit të infermieres në kujdesin parësor familjare është në bazën e dy prej ndërhyrjeve të HAP, përkatësisht: përditësimi i rolit të infermieres në KSHP dhe programi i ri master në infermierinë familjare. Dy grupet e punës për secilën ndërhyrje dhe ekspertet ndërkombëtare kanë punuar paralelisht për secilën ndërhyrje. […]

Hapësirë e dedikuar për COVID-19

Projekti Shëndet për të Gjithë ka publikuar së fundmi një hapësirë të dedikuar për COVID-19 për ti ardhur në ndihmë sidomos profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor. Klikoni KETU për më shumë informacion.

Buletini Nr. 2 “Kujdesi shëndetësor parësor përballë COVID-19”

Në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, shërbimet vijojnë të ofrohen të përshtatura në përputhje me udhëzimet më të fundit të autoriteteve shëndetësore me synim parandalimin dhe kontrollin e infeksionit nga COVID-19. Në këtë kuadër, është ulur fluksi i vizitave në qendrën shëndetësore ndërkohë që mjekët e familjes vijojnë konsultat në distancë me telefon/skype të gjendjes [...]

Udhëzues dhe dokumente nga autoritetet shëndetësore

Urdhëra të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeUrdhër për marrjen e masave të vecanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 Udhëzime nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit ShëndetësorUrdhër Nr 131 dt. 12.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 për të sëmurët [...]