Blog

Fuqizimi i rolit të punonjësit social në KSHP: HAP organizon tryezë diskutimi mbi instrumentet e punës

Në kuadrin e mbështetjes për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në kujdesin parësor dhe zbatimin e Strategjisë së KSHP-së, HAP organizoi një tryezë diskutimi mbi draftin e “Instrumenteve të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri”, i hartuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe […]

Forcimi i sistemit shëndetësor: HAP investon në zhvillimin profesional të drejtuesve

HAP është krenar që mbështet forcimin e kapaciteteve të institucioneve kyçe shëndetësore përmes investimeve të vazhdueshme në trajnime ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend. Si pjesë e këtij angazhimi, znj. Marsida Mulaj, në cilësinë e Drejtoreshës së Kujdesit Parësor dhe Spitalor pranë Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, dhe z. […]

Ftesë për Tender: Ofrimi i Trajnimit të akredituar për Trajnerë (ToT) mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të […]

Prill-shtator 2024: Mbyllen trajnimet për procedurat standarde infermierore në 10 NjVKSh

Gjatë periudhës prill-shtator 2024 u zhvilluan trajnime për trajnerë mbi procedurat standarde infermierore të nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) për 32 qendra shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh) Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Pogradec, Kavajë, Kukës, Lezhë, dhe Mirditë. 200 infermierë dhe specialistë nga këto 10 NjVKSh morën pjesë […]

Revista e Shëndetit i kushton një numër special Projektit HAP

Revista e Shëndetit i ka kushtuar një numër të veçantë projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) si një nismë madhore e qeverisë zvicerane që ka ndikuar thellësisht në përmirësimin e aksesibilitetit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, me një fokus të veçantë tek grupet më të cenueshme. Në këtë numër, […]

Ri-publikim | Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për kujdesin shëndetësor në banesë, LOT 2

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të […]

Hapja e regjistrimeve për masterin profesional në Infermieri Familjeje: Një mundësi e shkëlqyer për infermierët në Shqipëri

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT) ka hapur aplikimet për programin pasuniversitar Master Profesional në “Infermieri Familjeje” për të tretin vit radhazi, një program kyç për përgatitjen e infermierëve të specializuar në kujdesin shëndetësor të familjes dhe komunitetit. Deri më 4 tetor, ky program unik në Shqipëri mirëpret aplikimet nga të gjithë studentët apo infermierët […]

Vizitë në terren: Zbatimi i kujdesit shëndetësor në banesë dhe i protokolleve të mjekimit për SJT-të

Një ekip i përbërë nga drejtuesit dhe stafi teknik i Projektit HAP vizituan Operatorin Rajonal dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër për të diskutuar mbi zbatimin e kujdesit shëndetësor në banesë dhe të protokolleve të mjekimit për 5 SJT-të. Agjenda e ditës filloi me një takim me Operatorin dhe NjVKSh-në Shkodër ku përfaqësuesit e […]

HAP përgatitet për blerjen e pajisjeve për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Në përpjekje për të përmirësuar shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë në të gjithë Shqipërinë, HAP po përgatitet për blerjen e pajisjeve të rëndësishme mjekësore të cilat t’u vijnë në ndihmë qendrave shëndetësore për ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për pacientët me pamundësi lëvizjeje. Përfituesit e këtyre pajisjeve do të jenë qendrat shëndetësore […]