Kërkesë për ofertë: Konsulencë Lokale “Hartimi i një manuali praktik për punonjësit socialë që punojnë në kujdesin parësor shëndetësor, në Shqipëri”

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP po kërkon shërbimet e një konsulenti lokal për të hartuar një manual praktik për punonjësit socialë që punojnë në kujdesin parësor shëndetësor, në Shqipëri. Ju lutemi vini re se ofruesi i shërbimit mund të jetë një kompani, një organizatë apo person fizik*. Termat e Referencës (TeR) mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar janë të lutur të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

1. Profili i konsulentit të propozuar (CV), duke dëshmuar ekspertizë sipas kërkesavë të termave të referencës.

2. Kalendari i aktiviteteve (afati kohor) për kryerjen e detyrave të përshkruara në këto terma referencë.

3. Oferta financiare në vlerë totale, taksa e përfshirë. (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi Financiar”)

4. Në rast se aplikanti zotëron një NIPT, ai/ajo duhet të paraqesë dhe dokumentet e regjistrimit (NIPT, QKB,Vendim Gjykate, Statut etj). Në këtë rast, aplikanti duhet të lëshojë faturë me TVSH**=0.

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: info@hap.org.al brenda datës 6 nëntor 2025.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 12 nëntor, ora 16:00, në zarfe të mbyllur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Manual praktik për punonjësin social” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania

*“Person fizik” është çdo: a) individ i vetëpunësuar; b) individ tregtar; c) individ sipas kuptimit të Kodit Civil, përfshirë të punësuarit, si dhe çdo individ tjetër person fizik që realizon të ardhura nga çdo burim, përfshirë dhurimin, trashëgiminë apo fitimet nga lojërat e fatit, sipas Ligjit Nr.29/2023, i ndryshuar Për Tatimin mbi të Ardhurat, Neni 3.

**Ju informojmë se në zbatim të Udhëzimit nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë (ndryshuar me udhëzimin nr. 6/1, datë 17.3.2015; nr. 6/2, datë 19.3.2015; nr. 6/8, datë 5.6.2015; nr. 6/4, datë 4.9.2015; nr. 6/5, datë 5.10.2015; nr. 13, datë 17.5.2016; nr. 15, datë 18.5.2017; nr. 16, datë 5.7.2017; nr. 22, datë 11.12.2017; nr. 5, datë 22.2.2019; nr. 34, datë 5.12.2019; nr. 32, datë 25.8.2020; nr. 11, date 13.4.2023; nr. 27, datë 13.9.2023; nr. 32, datë 15.12.2023; nr. 6, datë 24.2.2025)”, Neni 63/1 – “Proçedura e përjashtimit në import dhe trajtimit si furnizim i përngjashëm me eksportet për marrëveshjet e donacionit/grantit”, të gjithë furnizuesit e mallrave/shërbimeve të Projektit HAP (Qendra HAP) duhet të lëshojnë faturë me TVSH zero. (Për qëllime të TVSh-së, çdo furnizim i mallrave dhe shërbimeve të destinuara për realizimin e projekteve te financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshjeje donacioni/granti të lidhur mes donatorëve të huaj dhe Këshillit të Ministrave/Republikës së Shqipërisë, trajtohet si furnizim i ngjashëm me eksportet.)