Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).
Qendra HAP po kërkon shërbimet e një Kompanie/Organizate për të ofruar Trajnime të akredituara për Trajnerë (ToT) mbi “Përdorimi i udhëzuesve klinike, protokolleve dhe mjeteve të përfshira në sipas manualin e Kujdesit shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare (Mjekët e Përgjithshëm/Mjekët e Familjes dhe Infermierët e Familjes). Termat e referencës mund të gjenden KËTU:
Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin më poshtë:
1. Profilin e organizatës (CV), duke vërtetuar eksperiencë të mëparshme në dhënien e trajnimeve për ofruesit e kujdesit shëndetësor
2. CV-në e trajnerëve (1 (një) mjek i përgjithshëm/mjek familjeje dhe 1 (një) infermiere familjeje) që ofruesi do të përfshijë, duke dëshmuar:
i) përvojë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor
ii) përvojë në përpunimin e materialeve të trajnimit dhe
iii) përvojë në ofrimin e trajnimeve për personelin e kujdesit shëndetësor parësor..
3. Tarifën ditore për trajnim, me dy trajnerë të pranishëm gjatë gjithë periudhës së trajnimit, në Lekë, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës
4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, TVSH e përfshirë
5. Dokumentat e regjistrimit (NIPT, QKB, etj) dhe një Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse organizata/kompania është subjekt i TVSH-së apo jo.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24 tetor 2024, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “ToT Kujdesi për të moshuarit” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania