Thirrja e mëposhtme është mbyllur. Të gjithë aplikantët do të informohen nëse janë fitues ose jo, pas datës 20 mars 2020. Faleminderit!

_______

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor

HAP-i synon të forcojë dhe përmirësojë organizimin dhe shërbimet e KSHP-së në Shqipëri edhe nëpërmjet mbështetjes për kërkimin operacional në sistemin dhe shërbimet shëndetësore, dhe forcimit të kapaciteteve të kërkuesve të rinj.Në këtë kuadër, HAP fton personat e interesuar të aplikojnë për Kërkimin Operacional në Shëndetësi.

Klikoni  më poshtë për të shkarkuar thirrjen për aplikim:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentacionin më poshtë në gjuhën angleze:

  • Një propozim kërkimor që duhet t’i përmbahet pikave të paraqitura në Shtojcën 1 të kësaj thirrje, “Formulari i Aplikimit ”. Në të njëjtën shtojcë renditen edhe shpjegimet për elementet e aplikimit. 
  • Planin e punës sipas Shtojcës 2 të kësaj thirrje
  • Propozimi financiar duhet të dorëzohet në një formular të veçantë. Shpenzimet jo të pranueshme përmenden në pjesën 4 të kësaj thirrje.
  • Një letër nga institucioni ku do të kryhet kërkimi, duke konfirmuar interesin për këtë kërkim dhe gadishmërinë    për të mbështetur zbatimin e projektit. Në Shtojcën 3 të kësaj thirrje paraqitet një format i kësaj Letre.
  • CV-në e aplikantit për kërkim dhe një lëtër motivimi, duke renditur përvojat e mëparshme, angazhimin në aktivitete kërkimore dhe trajnime mbi çështje kërkimore, nëse ka, dhe shpjeguar motivin për aplikim në këtë thirrje
  • CV-në e mentorit që mbështet aplikantin gjatë gjithë procesit, nga konceptimi deri në finalizimin e projektit

Të gjitha dokumentet e sipërpërmendura duhet të dorëzohen pranë sekretarisë së mikro-fondeve për kërkime operacionale, në adresën operational.research@hap.org.al.

Afati përfundimtar për dorëzim është 20 Shkurt 2020, ora 16:00. Dorëzimi me vonesë i çdo dokumenti të kërkuar nuk do të pranohet.

Nëse keni ndonjë pyetje për këtë thirrje, ju lutemi dërgojini ato me email në adresën operational.research@hap.org.al deri më 7 Shkurt 2020. Pyetjeve përmes telefonit nuk do t’iu kthehet përgjigje.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar shtojcat:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *