Ekipet e cilësisë së tetë qendrave shëndetësore në qarkun Fier (Patos, Roskovec, Aranitas, Lushnje Nr.1) dhe Dibër (Burrel, Komsi, Klos, Melan) kanë marrë pjesë aktivisht në ciklin e trajnimeve dhe sesioneve mbikqyrëse-mbështetëse për hartimin e rregulloreve të parandalimit të infeksionit, programeve për parandalimin dhe kontrollin e diabetit e hipertensionit dhe rregulloren për përshkrimin e antibiotikëve. Pjesëmarrësit në këto sesione, (drejtorë të QSH-ve, mjekë familjesh, infermierë, ekonomistë dhe specialistë të NjVKSH-ve) vlerësuan formën interaktive të trajnimit, vlerën praktike të materialeve dhe diskutimeve dhe qasjen e metodës ‘kryeje-vetë’ në mësimdhënie.

Si rezultat, ekipet kanë hartuar dokumentat rregullatorë për qendrat e tyre shëndetësore me mbështetjen e HAP. Modeli i rregullores së parandalimit dhe kontrollit të infeksionit i ka ardhur në ndihmë ekipeve të të gjitha qendrave shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.