Përfshirja e komunitetit në promocion shëndetësor, një qasje inovative

Në kuadër të asistencës së Agjencisë Zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunim për reformën në sektorin e shëndetësisë, në qarqet Dibër dhe Fier kanë filluar të zhvillohen aktivitete të promocionit shëndetësor me pjesëmarrjen e komunitetit lokal. Derimëtani, 345 vullnetarë shëndeti, nga 34 fshatra, janë trajnuar për parandalimin dhe kontrollin më të mirë të tensionit të lartë të gjakut, talaseminë, higjienën dhe si të ndërgjegjësojmë komunitetit nëpërmjet informacionit të thjeshtë dhe të qartë. Duke përfshirë komunitetet në aktivitetet e planifikimit dhe zbatimit, gjasat që këto komunitete të përvetësojnë një stil të shëndetshëm jetese janë më të mëdha.