Përdorimi i protokolleve për SJT-të në mjekësinë familjare

Gjatë muajve shkurt dhe mars, ekipe të mjekësisë familjare (Mjek Familje dhe Infermierë) nga qarqet Dibër dhe Fier kanë marrë pjesë në serinë e trajnimeve për trajnerë për aftësimin në përdorimin e protokolleve të mjekimit për tre sëmundje jo të transmetueshme: dislipidemitë, hipertensioni dhe astma. Më tej, pjesëmarrësit kanë përcjellë njohuritë e marra tek kolegët në QSH-të përkatëse  nëpërmjet “Grupit të Kolegëve”. Baza materiale e 22 trajnimeve për trajnerë ishin protokollet e mjekimit, udhërrëfyesit klinikë  të këtyre sëmundjeve në KSHP dhe manualet e trajnimit përkatës të cilët janë zhvilluar më herët me mbështetjen e HAP.