Ftesë për tender

Aktivitete të edukimit në vazhdim (EV) dhe konsulenca, me fokus në rritjen e rolit të infermierit të familjes në lidhje me, kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje kronike dhe të moshuarve në ambjentet e qendrës shëndetësore (QSH) apo në banesë, për ekipet infermierore në qendrat shëndetësore të rajoneve Fier, Dibër dhe Tiranë.

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie/organizate eksperte e cila mund të ofrojë: 1) Aktivitete të EV në mënyrë që të përmirësojnë njohuritë, besimin dhe aftësitë klinike të infermierëve të familjes në QSH-të e përzgjedhura në rajonet e Fierit, Dibrës dhe Tiranës për ofrimin e kujdesit të duhur infermieror për pacientët kronikë, pacientët me Covid 19 dhe për të moshuarit në klinikë dhe / ose në shtëpitë e tyre; 2) ekspertizë teknike për të mbështetur qendrat shëndetësore përkatëse (QSH) në lidhje me organizimin e punës, përpunimin e manualeve organizative, zhvillimin e materialeve për edukimin e  pacientit dhe materialeve promovuese si  dhe dokumenteve të tjera, në kuadër të lehtësimit të   zbatimit të  Profileve të reja të infermierëve dhe shërbimeve të zgjeruara të Kujdesit në banesë; 3) mbikëqyrje mbështetëse gjatë zbatimit të profileve të reja të infermierëve dhe shërbimeve të kujdesit në banesë.Termat e referencës mund të gjenden KËTU. 

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  1. Profilin e organizatës (CV) ku të vërtetohet që është një ofrues shërbimi për Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe ka eksperiencë në: 1) zhvillimin e aktiviteteve trajnuese për KSHP-të gjatë 5 viteve të fundit 2) ofrimin e shërbimeve të KSHP me përfshirjen e ushtrimit të roleve të përparuara të infermierëve të familjes(2-3 faqe)
  2. CV të trajnuesve (Infermierë Familje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 5 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara. Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 4 (katër) në total.
  3. CV të ekspertit (eve) teknik që do të ofrojë konsulenca siç shpjegohet në seksionet e mëparshme të këtyre ToR-ve. Kandidati duhet të ketë minimumi 5 vjet përvojë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve të KSHP me fokus në kujdesin infermieror. Personat që do të mobilizohen si trajnerë mund të angazhohen edhe si ekspertë teknikë për konsulencë, nëqoftëse ata kanë aftësinë, kapacitetet dhe përvojën e nevojshme.
  4. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi zhvillohet për herë të pare. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përgatitjen e materialeve të trajnimit dhe zhvillimin e mjeteve të tjera edukative, PPT dhe çdo mjet tjetër pune (manuale klinike)
  5. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi është i përsëritur
  6.  Tarifë ditore, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për mbikqyrjen mbështetëse të ofruesve të shërbimit të KSHP-së
  7. Tarifë ditore, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për ekpertizë teknike
  8. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  9. Dokumentat e regjistrimit të organizatës/kompanisë (NIPT, QKB, etj)

Për të përmbushur kriteret e kërkuara nga këto ToR-e dhe nëse është e nevojshme, rekomandohet që të mobilizoni ekspertë jashtë organizatës tuaj në mënyrë që të kualifikoheni për këtë kontratë.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 5 Tetor 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin Mbështetje për zbatimin e profileve të reja të Infermierëve” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania