Akreditimi nga ASCK

Akreditimi nga ASCK

Grupet e Kolegëve janë një formë e Edukimit në Vazhdim të profesionistëve të shëndetësisë që
njihet nga ASCK-ja si “Grup rishikimi” bazuar në Vendimin nr. 788, datë 22.9.2015 (ndryshuar me VKM nr.304, datë 5.4.2017; nr.418. datë 4.7.2018) për përcaktimin e kritereve, standardeve dheprocedurave të procesit të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistëte shëndetësisë, pika 4.6 që lexon: “Grup rishikimi”, është një aktivitet në grup të vogël (5-10), ku profesionistët e të njëjtit specialitet ose shërbim mblidhen për të diskutuar për çështje kryesore që lidhen me praktikën e tyre klinike, me cilësinë e shërbimit dhe zgjidhjet e mundshme. Qëllimi kryesori grupeve të rishikimit është shkëmbimi i përvojave dhe vlerësimi i punës së njëri-tjetrit, zgjidhjae problemeve praktike, hartimi i udhëzuesve për të përmirësuar shërbimin. Grupet e rishikimit mblidhen rregullisht dhe drejtohen nga një drejtues grupi ”. Numri i krediteve që -ja i jep aktivitetit “Grup Kolegësh”, varet nga numri total i orëve të takimeve brenda një cikli takimesh. Kreditet për GK si një formë e Aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim (AEV) llogariten në bazë të Vendimit nr. 788, datë 22.9.2015 (ndryshuar me VKM nr.304, datë 5.4.2017; nr.418. datë 4.7.2018).
Për akreditimin nga ana e ASCK-së të takimeve të Grupit të Kolegëve, drejtuesi/facilitatori i Grupit duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e komunikimit/raportimit te ASCK-ja. Përmbushja e këtyre kërkesave përshkruhet me shpjegim dhe shembuj në kapitujt në vijim të këtij Udhëzuesi. Në faqen vijuese është një shembull i vendimit të akreditimit për aktivitetin “Grup Kolegësh” që ASCK-ja i dërgon QSH-së ku është funksional grupi. ASCK