Shtatëdhjetedy kryeinfermierë në punëtorinë për fuqizimin e rolit të infermierit.

Infermierët që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor kanë shumë detyra: janë infermierë të përgjithshëm, por gjithashtu edhe për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës; ofrojnë këshilla mbi shëndetin seksual, por edhe mbi atë mendor; punojnë për një komunitet të shëndetshëm dhe shpesh janë kontakti i parë që banorët e zonave të largëta rurale kanë me kujdesin shëndetësor.

Kjo shumëllojshmëri detyrash e bën thelbësor rolin e tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor, por gjithashtu e bën shumë të rëndësishme që ata të dinë detyrat dhe përgjegjësitë e punës. Me këtë në mendje, HAP ka filluar punëtori me krye-infermierë të qendrave shëndetësore në qarqet Dibër dhe Fier, si pjesë e procesit për forcimin e ekipeve shëndetësore ndërprofesionale dhe rritjen e rolit të infermierit në kujdesin shëndetësor parësor.

Punëtoria synon tri objektiva: të konsolidonte njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me rolin e infermierëve në rastet e urgjencës, kujdesit për pacientët kronikë dhe kujdesin nënë-fëmijë; t’i aftësonte ata për krijimin e programit dhe materialeve të trajnimit, dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre për prezantimin dhe facilitimin e diskutimeve mes kolegëve për aktivitetet e Edukimit Mjekësor në Vazhdim.

Gjatë punëtorive u shpërndanë edhe materialet edukuese që fokusoheshin te roli i infermierit në kujdesin për të moshuarit dhe të sëmurët kronik; kujdesin para dhe pas shtatzënisë për nënën dhe fëmijën; menaxhimi i urgjencave mjekësore dhe promovimi i jetesës së shëndetshme. Këto materiale ishin përgatitur bazuar mbi Paketën Bazë të Shërbimeve në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

Në këtë punëtori, e cila u akreditua nga QKEV me katër kredite, morën pjesë shtatëdhjetedy kryeinfermierëve.