Kohorta e dytë e menaxherëve spitalorë e përbërë nga 20 drejtorë dhe nëndrejtorë spitalesh (rajonale dhe bashkiake), filloi sot kursin “Hyrje në menaxhimin Spitalor” i organizuar me mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) përmes Projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP).
Kursi përfshin trajtimin e moduleve të mëposhtme :
- Financimi i sistemit shëndetësor dhe i spitaleve
- Hartimi dhe menaxhimi i buxhetit spitalor;
- Prokurimet publike në kushtet e spitalit;
- Komunikimi me mediat dhe publikun dhe menaxhimi i krizave;
- Hyrje në Menaxhim dhe Lidershipi;
- Shkrimi i raporteve dhe moderimi i mbledhjeve;
- Hyrje në farmacinë spitalore dhe menaxhimin e barnave ;
- Menaxhimi i burimeve njerëzore ne spital;
- Përmirësimi i cilësisë në spitale