Ftesë për tender: Blerje librash

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i tij është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë përmes shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP).

Në këtë kuadër, HAP po kërkon oferta për blerjen e librave të rinj (në gjuhën angleze) sipas listës që mund të shkarkohet KËTU. Librat do të dorëzohen në zyrën e HAP në Tiranë.

Dokumentet që kërkohen për tenderimin:

  • Oferta financiare në Lekë, përfshirë TVSH sipas listës
  • Datën e dorëzimit të librave
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Lutem vini re që propozimin zyrtar mund ta dërgoni elektronikisht (në format të skanuar, firmosur dhe vulosur) brenda datës 3 prill 2020 në adresën info@hap.org.al me subjekt ‘Blerja e librave’.

Vlerësimi i ofertave do të kryhet si më poshtë:

Oferta financiare: 80% nga 100%

Koha e dorëzimit: 20% nga 100%