Ripublikim | Ftesë për Tender: Trajnimi dhe mentorimi i ekipeve monitoruese të Autoriteteve Shëndetësore

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.Me qëllim që të forcohen  aftësitë monitoruese të të autoriteteve shëndetësore (Operatorëve shëndetësorë dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor Parësor) dhe stafeve menaxheriale të qendrave shëndetësore, HAP do të ofrojë trajnim dhe mentorim për këto autoritete.

Për këtë qëllim, HAP fton organizata/ kompani konsulente lokale, të interesuara që të aplikojnë për: 1) Ofrimin e trajnimeve të akredituara për ekipet e monitorimit të autoriteteve shëndetësore si dhe për stafin drejtues të qendrave shëndetësore;, 2) Ofrimin e mentorimit (coaching) për ekipet e monitorimit gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre të monitorimit, në kuadër të zbatimit të shërbimeve të kujdesit në banesë nga ekipet e kujdesit parësor shëndetësor (KSHP).

Termat e Referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

• Profilin e aplikantit (organizatë/kompani/individ) (CV), duke detajuar donatorët/fondet dhe aktivitetet e kryera si dhe duke dëshmuar përvojë në Edukimin ne Vazhdim, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor;
• CV-të e ekspertëve të propozuar (jo më pak se 3 ekspertë), duke dëshmuar: 1) Përvojë pune të paktën 3 (tre) vjeçare si infermierë klinikë; 2) Minimumi 3 (tre) vite përvojë relevante në ofrimin e trajnimeve dhe mentorimit, në përputhje me përshkrimet e dhëna në Termat e Referencës (TeRs).
Tarifën për një ditë trajnimi, në Lek, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë duhet të përfshijë punën përgatitore për të njohur materialet e trajnimit të siguruara nga HAP, si dhe zhvillimin e prezantimit (PPT) dhe çdo materiali tjetër të nevojshëm; Një ditë trajnimi duhet të ofrohet nga 2 (dy) ekspertë.
Tarifën për një ditë mentorimi (coaching) në Lek, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë duhet të përfshijë mbështetjen para vizitës, gjatë vizitës monitoruese në një QSH dhe mbështetjen për draftimin e raportit monitorues, siç përshkruhet ne TeRs. Një ditë mentorimi duhet të ofrohet nga një ekspert.
Koston e transportit për ekspertët në Lek /kilometër, TVSH të përfshirë.
• Dokumentet e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB, etj.) dhe Certifikatën e Përgjegjësisë Tatimore, ku të specifikohet nëse është ose jo subjekt i TVSH-së.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 18 qershor 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin Trajnimi dhe Mentorimi i ekipeve monitoruese në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania