Kërkesë për propozime: Projekt advokues për rritjen e financimit për shërbimet e kujdesit në banesë në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Tropikale dhe Shëndetit Publik (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP po mbështet rritjen e shërbimeve të kujdesit në banesë për pacientët në pamundësi lëvizjeje dhe të moshuarit në Shqipëri nën drejtimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Përveç institucioneve publike, HAP ka bashkëpunuar rregullisht me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) për qëllime advokimi si dhe për përpunimin dhe zbatimin e modeleve inovative të shërbimit në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) siç është kujdesi në banesë.

Në këtë kontekst, HAP fton OSHC-të që të shprehin interesin e tyre dhe të paraqesin propozime për aktivitete advokuese për të ndikuar proceset vendimmarrëse që do të mundësonin rritjen e financimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Informacioni për këtë kërkesë për propozime mund të gjendet KËTU.

Më poshtë gjeni dokumentet që duhet të dorëzohen për këtë aplikim:

·        Projekt Propozimi sipas Aneksit 1 të kësaj kërkese për propozime.

·        Plani i advokimit dhe periudha kohore, sipas Aneksit 2 të kësaj kërkese për propozime.

·        Propozimi i buxhetit sipas Aneksit 3 të kësaj kërkese për propozime.

·        Prezantim të përgjithshëm të organizatës duke detajuar donatorët/fondet dhe aktivitetet e kryera dhe duke theksuar veçanërisht punën dhe përvojat e mëparshme të advokimit.

·        CV të ekspertëve kryesorë që do të përfshihen në zbatimin e projektit të advokimit

·        Vendimin e gjykatës që vërteton regjistrimin e organizatës

·        Një certifikatë të vlefshme të regjistrimit tatimor (NIPT)

·        Vërtetim për përgjegjësinë tatimore të organizatës, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-   së (lëshuar nga e-albania)

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 28 maj 2025, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tiranë, Shqipëri

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë kërkesë për propozime, ju lutemi dërgojeni me email në adresën info@hap.org.al deri më 16 maj 2025.