Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për ekzaminim fizik

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, HAP do të vijojë të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor të përzgjedhura në Berat, Durrës, Elbasan, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Pogradec, Kukës, Shkodër dhe Tiranë duke i pajisur me instrumente për ekzaminimin fizik.

Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen e pajisjeve të ekzaminimit fizik që do të përdoren nga Mjekët dhe Infermierët që punojnë në këto qendra.

Lista me pajisjet e ekzaminimit fizik dhe specifikat teknike mund të shkarkohet në EXCEL ose PDF.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

1. Propozimin Teknik (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi teknik”) i cili përmban:
• Fletën përmbledhëse të pajisjeve të ofruara (e firmosur dhe vulosur), me Specifikat teknike dhe kodin përkatës të secilit produkt të propozuar.
• Katalogun përkatës, duke ngjyrosur produktin që ofrohet
• Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi, bashkëlidhur cdo produkti të propozuar
• Deklarata e përputhshmërisë, bashkëlidhur cdo produkti të ofruar
• Autorizim/Konfirmim nga Prodhuesi ose Distributori i Autorizuar nga prodhuesi, i cili autorizon aplikantin për shitjen e produkteve të propozuara/ ose Formën e autorizimit nga distributori
• Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
• Vlefshmërinë e ofertës
• Datën ose kohën e lëvrimit të mallit të shprehur në ditë pune
2. Propozimin Financiar (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi Financiar”),
3. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
4. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
a. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
b. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
c. vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Transporti dhe instalimi i pajisjeve, do të sigurohet dhe ofrohet nga furnizuesi. Furnizuesi i përzgjedhur do të vendosë në dispozicion gjithashtu dy ose më shumë persona teknikë për demonstrimin e pajisjeve tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. Ofertat duhet të kenë të gjithë artikujt e kërkuar. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.Ofertat alternative nuk pranohen në këtë tender. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të veçanta dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur.   Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 25 nëntor 2024, ora 16.00, në zarfe të mbyllura, (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Blerja e pajisjeve për ekzaminim fizik” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri