Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.
Qendra HAP po kërkon shërbimet e një organizatë/kompani lokale për të ofruar Trajnime per Trajnere (ToT) mbi “Procedurat standarde infermierore për shërbimet shëndetësore në banesë” për infermierët e kujdesit në banesë që punojnë në qendrat e zgjedhura të kujdesit shëndetësor parësor, në këto NJVKSH: Korçë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Berat, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Kavajë, Pogradec, Kukës, Lezhë, dhe Mirditë.
Termat e referencës mund të gjenden KETU.
Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
1. Profilin e organizatës/kompanisë (CV) duke detajuar donatorët/fondet dhe aktivitetet e kryera, si dhe duke dëshmuar se është ofrues i kujdesit shëndetësor dhe ka eksperiencë në: 1) ofrimin e aktiviteteve trajnuese dhe 2) ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor me përfshirje të avancuar të infermierëve (2 deri në 3 faqe)
2. CV-në e trajnerëve (infermierëve) që do të angazhohen, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me preferencë Kujdesin Shëndetësor Parësor, dhe një minimum prej 5 vitesh eksperiencë në ofrimin e trajnimeve të akredituara. Numri minimal i trajnerëve të mobilizuar duhet të jetë jo më pak se 4 (katër) gjithsej.
3. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.
4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat.
5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, Vendim Gjykate, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse organizata/kompania është subjekt i TVSH-së apo jo.
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 13 janar 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Aktivitete ToT” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania