Kërkesë për ofertë: Konsulencë Lokale “Hartimi i një manuali për psikologët që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor”

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP po kërkon shërbimet e një konsulenti lokal për të hartuar një manual për psikologët që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor. Ju lutemi vini re se ofruesi i shërbimit mund të jetë një kompani, një organizatë apo person fizik*. Termat e Referencës (TeR) mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar janë të lutur të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

1.      Profili i konsulentit të propozuar (CV), duke dëshmuar a) 7 vjet e më shumë përvojë si psikolog profesionist b) 5 vjet e më shumë përvojë akademike me një kontribut në hartimin/përpunimin e materialeve të trajnimit dhe ofrimin e trajnimeve për psikologët c) Njohuritë dhe përvojën e punës në kontekstin e kujdesit parësor shëndetësor dhe personelin e KSHP-së përmes angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme d) Aktivitetet e edukimit në vazhdim me mjekët dhe  infermierët e familjes do të konsiderohen një vlerë e shtuar.

2.      Kalendari i aktiviteteve (afati kohor) për kryerjen e detyrave të përshkruara në këto terma referencë.

3.      Oferta financiare në vlerë totale, TVSH (nëse aplikohet) dhe taksa e përfshirë

4.      Nëse aplikohet: Dokumentet e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB,Vendim Gjykate, Statut etj) dhe nje Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 1 prill 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Manual për psikologët” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania

*“Person fizik” është çdo: a) individ i vetëpunësuar; b) individ tregtar; c) individ sipas kuptimit të Kodit Civil, përfshirë të punësuarit, si dhe çdo individ tjetër person fizik që realizon të ardhura nga çdo burim, përfshirë dhurimin, trashëgiminë apo fitimet nga lojërat e fatit, sipas Ligjit Nr.29/2023, i ndryshuar Për Tatimin mbi të Ardhurat, Neni 3.