Ftesë për Tender: Trajnim për zbatimin e udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një ofruesi të shërbimit (kompani ose organizatë) për të ofruar trajnime të akredituara mbi “Përdorimin e udhëzimeve klinike, protokolleve dhe mjeteve për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në KSHP”.

Termat e Referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar janë të lutur të paraqesin oferta me dokumentet e mëposhtme:

1. Profili i aplikantit (CV), duke vërtetuar përvojat e mëparshme të trajnimit me ofruesit e kujdesit shëndetësor.

2. Lista e trajnerëve. Ekipi i trajnerëve duhet të përbëhet nga të paktën 2 (dy) trajnerë: një psikiatër dhe një psikolog.

3. CV-të e trajnerëve, që tregojnë sa vijon:
i) përvojë të mëparshme në ofrimin e shërbimeve të kujdesit për shëndetin mendor
ii) përvojë të mëparshme në përpunimin e materialeve të trajnimit lidhur me shëndetin mendor dhe
iii) përvojë të mëparshme me trajnime në lidhje me shëndetin mendor, mundësisht për ofruesit e KSHP

4. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës. Ju lutemi vini re se çdo seancë trajnimi do të ofrohet nga dy trajnerë.

5. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat

6. Dokumentat e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 08 maj 2025, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Trajnime për çrregulimet e shëndetit mendor” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania