Ftesë për tender: Blerje e pajisjeve TIK

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike dhe garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KËTU.

 

 

 

 

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

1. Propozimin Teknik (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi teknik”) i cili përmban:
– Fletën përmbledhëse të pajisjeve të ofruara (e firmosur dhe vulosur), me specifikat teknike të secilit produkt të propozuar
– Katalogun përkatës, duke ngjyrosur produktin që ofrohet
– Formën e autorizimit nga distributori
– Kohën e lëvrimit të mallit të shprehur në ditë pune
– Vlefshmërinë e ofertës
– Garancinë për secilën pajisje
2. Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, TVSH*=0 (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi Financiar””),
3. Dokumentet e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
4. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
– paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
– paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
– vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë. Ofertat alternative nuk lejohen.

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: info@hap.org.al brenda datës 27 tetor 2025.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 03 nentor 2025, ora 16:00, (në kopje të shtypura si edhe të skanuara në USB/CD), të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Pajisje TIK”, në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tiranë, Shqipëri

*Ju informojmë se në zbatim të Udhëzimit nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë (ndryshuar me udhëzimin nr. 6/1, datë 17.3.2015; nr. 6/2, datë 19.3.2015; nr. 6/8, datë 5.6.2015; nr. 6/4, datë 4.9.2015; nr. 6/5, datë 5.10.2015; nr. 13, datë 17.5.2016; nr. 15, datë 18.5.2017; nr. 16, datë 5.7.2017; nr. 22, datë 11.12.2017; nr. 5, datë 22.2.2019; nr. 34, datë 5.12.2019; nr. 32, datë 25.8.2020; nr. 11, date 13.4.2023; nr. 27, datë 13.9.2023; nr. 32, datë 15.12.2023; nr. 6, datë 24.2.2025)”, Neni 63/1 – “Proçedura e përjashtimit në import dhe trajtimit si furnizim i përngjashëm me eksportet për marrëveshjet e donacionit/grantit”, të gjithë furnizuesit e mallrave/shërbimeve të Projektit HAP (Qendra HAP) duhet të lëshojnë faturë me TVSH zero. (Për qëllime të TVSh-së, çdo furnizim i mallrave dhe shërbimeve të destinuara për realizimin e projekteve te financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshjeje donacioni/granti të lidhur mes donatorëve të huaj dhe Këshillit të Ministrave/Republikës së Shqipërisë, trajtohet si furnizim i ngjashëm me eksportet.)