Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.
Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike dhe garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KËTU.
Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:
1. Propozimin Teknik (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi teknik”) i cili përmban:
– Specifikimet teknike të pajisjeve të propozuara dhe katalogun përkatës
– Formën e autorizimit nga distributori
– Kohën e lëvrimit të mallit të shprehur në ditë pune
– Vlefshmërinë e ofertës
– Garancinë për secilën pajisje
2. Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi Financiar””),
3. Dokumentet e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
4. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
– paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
– paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
– vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë. Ofertat alternative nuk lejohen.
Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 27 nëntor 2024, ora 16:00, (në kopje të shtypura si edhe të skanuara në USB/CD), të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Pajisje TIK”, në adresën më poshtë.
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tiranë, Shqipëri