Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Faza e Konsolidimit të Projektit filloi me 1 Prill 2023 dhe do të ketë një afat zbatimi prej 4 vitesh.
Për nevoja të zbatimit të Projektit Shëndet për të Gjithë, Qendra HAP kërkon të punësojë një Përgjegjës për Administratën dhe Logjistikën i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e zyrës së HAP dhe mbështetje logjistike për projektin.
Termat e referencës për këtë pozicion mund të gjenden KËTU:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- CV-në e përditësuar, me të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë
- Kopje të diplomave universitare (studime Bachelor dhe Master)
- Tre letra reference të firmosura të cilat duhet të përfshijnë emrin, adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të punëdhënësit
- Letër interesi të detajuar
Dokumentat e mësipërme në Anglisht duhet të dorëzohen brenda datës 19 Prill 2023, ora 14:00, me e-mail në adresën: info@hap.org.al