Thirrje për: Ofrues shërbimi për shërbime printimi

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Për nevojat e projektit, Qendra HAP po kërkon ofrues shërbimi për të printuar materialet e detajuara në Shtojcën A, i cili mund të gjendet KËTU.

Qendra HAP do të lidhë një kontratë ombrellë  me ofruesin e përzgjedhur për një periudhë 6-mujore.

Ofertuesit për këtë shërbim duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • Ofertën financiare në Lek, përfshirë TVSH (nëse TVSH aplikohet)/Taksën. Ju lutemi referojuni Shtojcës A.
  • Vlefshëmrinë e ofertës dhe afatin e lëvrimit sic është kërkuar në Shtojcën A
  • Portofol punimesh të ngjashme
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.) si dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.
  • Një dokument nga Drejtoria Tatimore që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • vërtetim për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

 

Ju lutemi vini re se oferta financiare duhet të plotësohet me të gjitha çmimet. Nëse oferta financiare nuk përfshin të gjitha informacionet e kërkuara, aplikimi juaj nuk do të merret parasysh.

 

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 26 Shtator 2022, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

 

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: communication@hap.org.al brenda datës 21 Shtator 2022.