Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për laboratorin e simulimit të praktikës klinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë (FSHMT), Tiranë, në kuadër të zbatimit të Masterit të ri profesional në Infermieri Familjare (IF).

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e pajisjeve për laboratorin e FSHMT-së.

Lista me pajisjet dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU. Për dokumentin në format excel, klikoni KËTU

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës (duke nënvizuar artikullin e propozuar), në një zarf te veçantë
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Deklarata e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

 

Afati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 28 janar 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e pajisjeve për FSHMT”. Oferta financiare dhe oferta teknike (me specifikat teknike dhe katalogun) duhet të jenë në zarfe më vete dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 18 janar 2021.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al