Dr. Beci, a mund të na përshkruani shkurtimisht Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor?
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, u krijua në kuadër të reformave të qeverisjes në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e tij përbëhet nga një drejtori kombëtare dhe katër drejtori rajonale me seli ne Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.
Qëllimi i krijimit të Operatorit është menaxhimi i shërbimit kujdesit parësor dhe spitalor nga një institucion i vetëm, duke garantuar ofrimin e plotë të këtyre shërbimeve në nivel rajonal dhe organizimin në mënyrë efiçente të burimeve njerëzore e financiare, të aseteve dhe materialeve.
A ka sjellë ndryshime në punën e OSHKSH Shkodër bashkëpunimi me HAP? Nëse po, mund të na tregoni disa shembuj konkret?
Bashkëpunimi me HAP-in krijoi një qasje të re për të gjithë ekipin e drejtorisë tonë në drejtim të qartësimit të rolit të Operatorit që i shërbeu një procesi planifikimi strategjik përfshirë resurseve financiare, shkencore etj (organizimi i tavolinave të rrumbullakta, seminareve, konferencave dhe trajnimit të personelit shëndetësor parësor dhe spitalor dhe qasjen e ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërsektorial). Një aspekt i rëndësishëm ka qenë pajisja me logjistikë të teknologjisë së informacionit nga HAP pasi ka lehtësuar maksimalisht punën në mirëmenaxhimin e informacionit të grumbulluar, raportimin në kohë dhe realizimin e detyrave në afatet e përcaktuara.
Gjithashtu, trajnimi i ofruar nga HAP për punonjësit e OSHKSH-së zgjeroi njohuritë rreth mënyrës së përpunimit statistikor të të dhenave dhe marrjes së një feedback-u sa më real me qëllim planifikimin e nevojës për ndërhyrje në shërbimet specifike (parësor, spitalor, shëndet publik.)
Klikoni këtu për të lexuar intervistën e plotë.