FTESË PUBLIKE PËR TENDER

FTESË PUBLIKE PËR TENDER 

Kompani konsulence për projektimin, planifikimin dhe supervizimin e punimeve civile për

ndërtimin e qendrës të kujdesit shëndetësor parësor Zall Mner

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Në mbështetje të Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, HAP do të marrë përsipër kryerjen e punimeve për ndërtimin e qendrës së kujdesit shëndetësor parësor Zall Mner në zonën e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Në këtë kuadër, HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara në mënyrë që të përzgjedhë dhe kontraktojë Kompani konsulence për  projektimin, planifikimin dhe supervizimin e punimeve civile për ndërtimin e qendrës të kujdesit shëndetësor parësor Zall Mner.

Dokumentet e kërkuara për këtë tender dhe detajet teknike i gjeni KËTU.

Udhëzime për ofertuesit:

Kompania Inxhinierike e cila është e interesuar të dorëzojë ofertën për këtë tender duhet të sigurojë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokumenta ligjore të kompanisë (Ekstrakt i QKB-së, licensat për projektimin dhe supervizimin e punimeve)
  2. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

*Të gjitha dokumentet ligjore duhet të jenë origjinale dhe të jenë lëshuar brenda tre (3) muajve të fundit

  1. Profil të kompanisë
  2. Të paktën tre referenca (përfshirë pozicionin, numrin e telefonit dhe adresën e-mail) të cilët mund të japin informacion për kualifikimet e aplikantit për punë të ngjashme
  3. Ekspertët e kërkuar: Arkitekt, inxhinier civil, inxhinier mekanik, inxhinier elektrik, supervizor dhe inxhinier gjeo-teknik
  4. CV dhe licensa të ekspertëve me përshkrim të detajuar të punimeve të mëparshme, të ngjashme me punimet e pritshme në këtë thirrje; të paktën 10 vjet eksperiencë
  5. Ofertë financiare e firmosur, në Lekë, pa përfshirë TVSH ku të specifikohet vetëm tarifa ditore dhe kosto e transportit në Lekë/Km
  • Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze

Në rast mungese të dokumentave të kërkuara më sipër, subjekti nuk do të kualifikohet për hapat e mëtejshëm të vlerësimit.

 

Afati i aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllur dhe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), , brenda datës 13 prill 2022 2020, ora 16.00, në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga Themistokli Gërmenji

Pallati Helios, Kati II, Apt. 5

Tiranë, Shqipëri