Projekti Shëndet për të Gjithë në Shqipëri (Health for All Project-HAP) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Në këtë kuadër, HAP po kërkon një ofrues shërbimi (kompani ose OJQ) që të zhvillojë një Studim cilësor për vlerësimin e nevojave për shërbimin shëndetesor në Banesë në përputhje me termat e referencës të cilat i gjeni KËTU

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. CV e kompanisë ku të listohen eksperiencat e mëparshme në zhvillimin e studimeve dhe kapacitetet për zbatimin e suksesshëm të tyre, preferohen studime me qasje cilësore
  2. Oferta financiare sipas formatit të propozuar të cilin e gjeni KËTU (çmimi në Lekë përfshirë TVSH[1]-në)
  3. CV e drejtuesit/ve të ekipit
  4. CV të stafit kryesor për pozicionet e përshkruara në Termat e Referencës
  5. Kalendari i propozuar për ofrimin e shërbimit
  6. Dokumentet e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt i QKB, etj)
  7. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    – paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)

– paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)

– vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të dërgohen në datën 7 janar 2019, ora 16.00 në zarf të vulosur dhe të kenë shënimin ‘Vlerësim i nevojave për shërbim shëndetësor në banesë’ në adresën e mëposhtme.

Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të ndryshme dhe së bashku të futen brenda një zarfi të mbyllur dhe vulosur.

Qendra HAP

Ekipi i Prokurimeve

Rruga “Themistokli Gërmenji”,

Pall.10, Kati II, Apt.1

Tiranë, Shqipëri

 

* Shënim: Në rast se keni pyetje teknike, lutemi të na kontaktoni me e-mail Brenda datës 19 dhjetor 2019 në adresën info@hap.org.al

 

[1] Çmimi me TVSH, TVSH nuk duhet të jetë 0