Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për shërbime në banesë dhe shërbime të tjera

Thirrje për tender

 Blerje e pajisjeve për shërbime në banesë dhe shërbime të tjera

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Në këtë kuadër, HAP do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të qendrave të përzgjedhura të ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor në Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Kamëz, Tiranë, Vorë dhe Fier duke i furnizuar me pajisje për kujdesin në banesë dhe shërbime të tjera. Kjo mbështetje do të kontribuojë në 1) zbatimin e shërbimeve të kujdesit në banesë në zonat e mbuluara nga këto qendra, 2) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Qendra HAP fton dorëzimin e ofertave për blerjen e pajisjeve për kujdesin në banesë dhe shërbime të tjera, të ndara në 2 (dy) LOTE. Tabela e përmbajtjes për pajisjet dhe specifikimet teknike për LOT 1 dhe LOT 2 mund të gjenden KËTU:

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur (në një zarf më vete), në Lekë, përfshirë TVSH e cila duhet të përmbajë:
    • Cmimin
    • Koston e transportit në lekë/km (përfshirë taksat)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës, në një zarf te veçantë
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Deklarata e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Transporti dhe instalimi i pajisjeve për të dy LOT-et do të sigurohet nga furnizuesi. Furnizuesi i përzgjedhur do të vendosë gjithashtu dy ose më shumë persona teknikë për ndjekjen e demonstrimit të pajisjeve tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. Aplikantët mund të aplikojnë për secilën nga LOT-et veç e veç, ose për të dy LOT-et. Aplikantët e interesuar për të dy LOT-et duhet të dorëzojnë dy zarfe të ndara. Ofertat duhet të jenë të nënshkruara dhe të vulosura dhe të kenë të gjitha artikujt e kërkuar. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe më vete dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 3 tetor 2022, ora 16.00, në zarfe të mbyllura, (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shenimin “Blerja e pajisjeve LOT 1” ose “Blerja e pajisjeve LOT 2” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al

 

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 28 shtator 2022.