Zhvillohet takimi prezantues me kërkuesit e rinj

Më 10 qershor 2020, u zhvillua takimi i parë prezantues me fituesit e nismës ‘Kërkime operacionale në shëndetësi 2020’. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i fituesve të kohortës së parë të nismës “Kërkimi Operacional në Shëndetësi 2020” dhe ideve të tyre kërkimore, duke krijuar kështu një frymë grupi të kërkuesve të rinj. Në takim morën pjese Znj. Zhenihen Zanaj, Oficere Kombëtare për Shëndetësinë në Ambasadën e Zvicrës dhe anëtarë të Bordit Këshillimor Kërkimor të cilë vlerësuan mbështetjen e HAP për kërkuesit e rinj në shëndetësi.