Zhvillohet takimi i tetë i Komitetit Drejtues

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë zhvilloi takimin e tij të tetë ku u diskutua  mbi aktivitetet e HAP përgjatë 6-mujorit të parë të fazës së dytë dhe u miratua raporti përkatës i progresit.

Takimi u bashkëdrejtua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranë MSHMS dhe Znj. Merita Xhafaj dhe Drejtuesja e Sektorit të Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës Znj. Chantal Nicod. Në takim morën pjesë titullarë të institucioneve shëndetësore në vend, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Universitetit të Mjekësisë dhe pushtetit vendor në qarkun Dibër dhe Fier. Pjesëmarrësit vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve të HAP në vijimësi të rakorduara me prioritetet dhe planet e aktorëve kyç të kujdesit shëndetësor parësor në vend.