Ftesë për tender: Zhvillimi i një sistemi telefonik për Qendrën Shëndetësore Patos

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente me eksperiencë për zhvillimin e një sistemi telefonik, instalimin dhe konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemit për Qendrën Shëndetësore të Patosit (qarku Fierit. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë tender duke dërguar një email në info@hap.org.al deri më 10 korrik 2020.

Kompanitë e interesuara duhet të marrin pjesë në vizitën në terren, në Patos, e cila do të zhvillohet brenda javës së tretë të korrikut 2020. Vizita në terren do të japë një pasqyrë të qartë të ambienteve të qendrës shëndetësore dhe do të sigurojë informacione për përdorimin e sistemit telefonik. Detajet për vendin dhe kohën e vizitës do t’u jepen Kompanive të interesuara brenda 13 korrikut 2020.

Ofruesit e interesuar për të marrë pjesë në këtë tender duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Një deri në dy propozime për zgjidhjen më të përshtatshme të rrjetit telefonik, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër narrativ të funksioneve
  2. CV të kompanisë që dëshmon përvojë të mëparshme në sistemet telefonike, jo më pak se 5 vjet duke përfshirë Referenca nga punime të mëparshme të ngjashme.
  3. CV të anëtarëve të ekipit që do të angazhohen në ofrimin e shërbimit, me diplomat përkatëse dhe kualifikime të tjera duke dëshmuar përvojën e mëparshme në sistemet telefonike ose rrjetet e brendshme, me eksperiencë jo më pak se 5 vjet.
  4. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë
  5. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
  • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
  • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
  • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  1. Ofertën financiare, në Lekë, me TVSH dhe taksa të përfshira, për secilin propozim (nëse paraqitet më shumë se një propozim), në një zarf të veçantë, duke plotësuar linjat e buxhetit sipas Shtojcës 2.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda 23 korrikut 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Sistem Telefonik” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri