Zhvillimet për reformimin e infermierisë familjare

Sikurse është komunikuar më parë, forcimi i rolit të infermieres në kujdesin parësor familjare është në bazën e dy prej ndërhyrjeve të HAP, përkatësisht: përditësimi i rolit të infermieres në KSHP dhe programi i ri master në infermierinë familjare. Dy grupet e punës për secilën ndërhyrje dhe ekspertet ndërkombëtare kanë punuar paralelisht për secilën ndërhyrje.

Bazuar në analizën e kontekstit të kryer më herët, është hartuar drafti i parë i përshkrimit të rolit të infermieres së familjes  i cili parashikon rol të shtuar në drejtim të menaxhimit të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe promocionit shëndetësor.

Lidhur me programin e ri master në infermierinë familjare, grupi i punës ka vijuar punën për përcaktimin e strukturës së kurrikulës dhe përpunimin e objektivave për secilën lendë. Përmbajtja e kurrikulës është në përputhje të plotë me fokusin e praktikës së roleve të reja te infermieres në familje.