Zhvillimet për Masterin Profesional në Infermierinë Familjare

Ka vazhduar online konsulenca ndërkombëtare me grupin e punës së ngarkuar me hartimin e kurrikules së programit Master Profesional ne Infermieri familje. Janë finalizuar objektivat dhe përmbajtja e 5 lëndëve të para të këtij programi, duke përfshirë metodat e mësim-dhënies, format e vlerësimit dhe sylabuset respektive. Lëndët e finalizuara deri më tani janë si vijon: infermieria familjare, infermieria familjare në popullata specifike (geriartri, psikiatri), menaxhimi i sëmundjeve kronike (1 dhe 2) që do të zhvillohet ne 2 semestra, infermieri e bazuar në evidence dhe vlerësimi klinik infermieror.
Në këtë fazë, janë përfshirë edhe mentoret klinike me hartimin e objektivave dhe sylabuseve të lëndës së praktikës që do të zhvillohet në dy semestra gjatë masterit profesional në infermierinë familjare.