Drejtuesit e HAP vizitojnë QSH Patos

Prof. Kaspar Wyss, Drejtor i HAP dhe Zv. Drejtor i Institutit Zviceran të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH), i shoqëruar nga Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit HAP  dhe Dr. Ehadu Mersini, Përgjegjëse për Cilësinë e Kujdesit, vizituan më 25 maj 2021 qendrën shëndetësore të Patosit. QSH Patos është një prej QSH-ve në Shqipëri që po mbështeten nga HAP në drejtim të:

– përmbushjes së kritereve për akreditimin e qendrës
– pilotimit të kujdesit shëndetësor në banesë
– përdorimit të protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë për kujdesin shëndetësor parësor për  menaxhimin e  sëmundjeve kronike si Diabeti Mellitus Tip II, Dislipidemitë, Hipertensioni, SPOK dhe Astma.  Dokumentet janë përditësuar më herët me mbështetjen e HAP
– zbatimit të sistemit të planifikimit të vizitave me ekipin e mjekësisë familjare. Ky sistem po zbatohet në QSH Patos që prej 1 tetorit 2020
– përditësimin e rolit të infermierit në kujdesin shëndetësor parësor

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e HAP diskutuan me Dr. Albiona Lamaj, Drejtoreshën e QSH dhe ekipin e qendrës mbi aspekte të ndryshme të secilës prej këtyre ndërhyrjeve.