HAP vazhdon mbështetjen për ngritjen dhe funksionimin e GK-ve jashtë 2 qarqeve pilot (Fier dhe Dibër) nëpërmjet promovimit të Udhëzuesit të GK dhe të materialeve të trajnimit të zhvilluara nga HAP të dedikuara profesionistëve shëndetësorë në KSHP dhe bashkëpunimit me Urdhrin e Infermierëve qendror dhe rajonalë. Gjithashtu, HAP ka mundësuar orientim, trajnim dhe udhëzim të mjekëvë të familjes dhe të infermiereve të interesuara për GK si dhe ka mobilizuar një grup konsulentësh lokalë me eksperiencë me GK në mbështetje të nismave të GK-së jashtë qarqeve të Fierit dhe Dibrës.

Si rezultat, GK janë ngritur dhe bërë funksionalë për cështje të lidhura me kujdesin infermieror dhe mjekësor në KSHP në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kukës, Gjirokastër me pjesëmarrjen e 49 MF dhe 112 infermiereve.